Sipas BBC-së, Donald Trump kreu mashtrim duke keqpërfaqësuar vazhdimisht pasurinë e tij me qindra milionë dollarë, ka vendosur një gjykatës i Nju Jorkut, transmeton Fol Drejt.
Vendimi, pjesë e një çështjeje civile të ngritur kundër ish-presidentit dhe biznesit të tij familjar, tha se ai i mashtroi bankat dhe siguruesit për vite me rradhë.
Është një goditje e madhe për zotin Trump që ka të ngjarë të pengojë aftësinë e tij për të bërë biznes në shtet.
Trump dhe të pandehurit e tjerë kanë argumentuar se ata kurrë nuk kanë kryer mashtrime.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James kishte akuzuar Trumpin dhe dy djemtë e tij si dhe Organizatën Trump se kanë rritur vlerën e pronave të tyre me më shumë se 2 miliardë dollarë për t’iu përshtatur nevojave të biznesit të tyre.
Ajo pretendoi se të pandehurit lëshuan të dhëna të rreme dhe pasqyra financiare në mënyrë që të merrnin kushte më të mira për kreditë, për marrëveshjet e sigurimit dhe të paguanin më pak taksa.
Vendimi i ashpër të martën u dha nga gjyqtari Arthur Engoron në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut, pasi zonja James kërkoi një vendim të përmbledhur përpara se të fillonte gjyqi. Ajo argumentoi se gjetja e disa fakteve për të mos u kontestuar do të përshpejtonte gjykimin./FolDrejt/