Fol Drejt
E premte, 30 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

1 vit më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga sot mund ta gjeni në librari librin më të ri të poetes Donika Dabishevci, “E gjithkohshmja Andërr” , botuar nga Shtëpia Botuese Littera.

“Miq t’dashtun, jam e lumtun që po e ndaj me ju lajmin për botimin e librit tim të ri me poezi “E gjithkohshmja Andërr”, nga Littera, në t’cilin kam punu për nji kohë të gjatë, me shumë përkushtim, vullnet e pasion.

Lexuesit m’njohin si poete t’dashnisë, pasi dominante e poezive të mia është dashnia. Dashnia si synim jetësor, si përjetim, si gjendje, si përvojë, si legjitimim i vetë jetës, ekzistencës sonë. Edhe në këtë libër dashnia asht kryefjalë poetike. Frymon e pulëson n’secilën poezi, n’secilën strofë, n’secilin varg. Por, kësaj radhe – dashnia për jetën. Edhe në momentet ma t’randa, ma t’ errëta, ma t’mynxyrshme. Edhe në luftë!

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Libri u kushtohet viktimave të luftës. Është rekuiem poetik për t’vrarët, t’masakruemit, t’dhunuemit, t’gjymtuemit, për t’therrunit e t’djegunit për s’gjalli. Për bebet e fmijtë e ndamë mizorisht prej jete. Për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënueme. Për nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave. Për vorret pa emna e eshnat pa vorre…

Ka qenë e vështirë që tmerrin e luftës dhe gjithçka që ajo thërmon e përbinë në ingranazhet e saja me e nyjëtu poetikisht, t’parënduem emocionalisht e t’realizuem artistikisht. Distanca kohore, puna, leximet e rikthimet e shpeshta te çdonjana prej poezive, besoj, e kanë ba t’mundun këtë”, thotë autorja e librit, Donika Dabishevci.

Redaktor i librit, shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Aliu, i cili ka shkruajtur parathënien e librit, ndër të tjera thotë:

Poetja e ka aftësinë që skenat, ngjarjet, storiet e rënda, të tmerrshme, të lemerishme, t’i krijojë estetikisht bukur, çfarë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundshme. Trajtimi poetik i luftës, kur e njeh luftën, kur e ke përjetuar luftën, kur ende nuk e dimë a e kemi tejkaluar traumën e saj, është ripërjetim, edhe për poeten, edhe për lexuesit. Të futesh në pellgun e gjakut me mjete poetike, letrare, estetike, të dalësh, të rrëfesh, të shpëtosh, të bësh art, është madhështi shpirti. Donika e dëshmon madhështinë shpirtërore e mjeshtërinë letrare me “E gjithkohshmja Andërr”.

Për ballinën dhe dizajnin është kujdesur Arbër Murturi.

Poezi nga libri:

Tuj ikë dekës
Prej bodrumi n’bodrum, prej katundi n’katund,
prej shtegu n’shteg, qafmalesh, rranxash,
pjerrinash, rrëpinash t’thyeshme. Sa k’tu sa aty.
Përpjetë. Tatëpjetë.

Janë shumë. T’panumërueshëm janë.
Gjithkah. Gjithkund fmijë, gra e pleq
n’karvan t’pakthimit. Humbtinave
kurrë t’njohuna tamam.

Andërrmbytun.
Shpresëvdekun.

Strajcat n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,
t’plagosunit n’lese t’sajueme.
T’lodhun e tangall.
T’uritun, te tanë.
Dergjun për nji pikë ujë.

Arnat s’ua mlojnë brinjtë. As kockat.
Ftyrëzbardhemt. Syzgavruem.
Buzëshkrumbuem. Rrashtëkrisun.
T’mavijosun.

Dielli i përvlon e hana i ngrin.
S’dihet ku ju errë nata e ku ju çelë dita.
Për ku ja kanë mësy e ku kanë me mbërri.

Ikanak’ t’zanun n’lak t’kohës t’nemun
nënshtruem i janë fatit,
pa kurrnjifar bese, kurrnjifar dorëzanie,
pa kurrnji mundësi me u përvijue…

Ata ik e deka njek!

Tuj ecë n’mina
Si n’ndonji lojë kompjuterike
mendue prej virtuozësh mendjehollë
adhurues dhune e currilash gjaku
pakohet kolona e t’zhvendosunve.

Hap mas hapi rrallohen njerëzit,
s’mun’ u bishtnojnë kurtheve
t’malit t’minuem.

Ke shkelë n’katrorin e gabuem –
s’je ma!
S’janë as ata që ishin deri para nji sekonde –
rreth teje.

N’secilin hap bie ndonji…
Fluturimthi!
S’mbetet gja prej tij…
veç emri!

T’mbetunit, ata që ruejnë kujtimet
tashma numërohen n’gishta t’dorës…

Kot mundi me gjetë shteg.
Edhe rranxë gardhiqesh,
gëmushave… t’kapë përkambësh mina.

Frikë me u nisë
e frikë me mbetë nji vend.

Me u ndalë,
qysh me u ndalë?
Me ecë,
qysh me ecë me dekën përdore?
Me dekën përskej. Me dekën para ftyre.
Me dekën ndër kambë!

Nji hap ma shumë,
dhe…
zemra ndalet s’rrektuemi!

K’tu rrnohej dikur
Deri sot n’gjysë dite, k’tu rrnohej. Rrnesë i thançin.
Por çfarëdo t’ketë qenë, tymi dilte prej oxhaqeve,
gatuhej bukë qerepi e fmijtë laheshin te prroi.
Lopë e dele tuj mrizue. Kish gjallni…

Puna e marë o burra, a jeni lodhë,
mund t’ketë thanë ndonji udhëtar që kalue kish anejpari.
Marë paq e bujrum, tash na vjen dreka
do t’ja kenë kthye ata. Bukë, kryp e zemër. Shumë zemër.
Çka do njeriu ma shumë?

Tuj fshi djersët, do t’i kenë ofru ujë t’ftoftë burimi
e edhe ndonji fjalë do ta kenë ndrrue bashkë…
Për halle për derte…
Masnej do t’i jen’ kthye punës der’ sa t’ish ra muzgu.

Me t’mbrrimun n’shpi lokja do t’ju ketë thanë:
Hyni shpejt mrena, se po erret ftoftë…

Kurgjo idilike. Madje as andrrat. Veç jetë me ba…

Deri sot n’gjysë dite, jetë kanë ba
edhe tan’ këta trupa t’gjymtuem gjuejtun pranë përroit…

S’kish menu nanëzeza …
S’kish menu nanëshkreta që mun’ vjen ajo ditë
kur me ma t’kthjelltin menim kish me e lypë dekën e fmisë.

“Aman mor Zot, merre,
merre nji dakik e ma parë.
T’falem Zot, merre shpejt,
merre e mos e le me hjekë!”

S’kish besue nanëmjera se mun’ vjen ajo ditë
që kish mu gzue kur shpirti i shpirtit t’saj,
zemra e zemrës, loçka e loçkës,
ai qingj i vogël që sa kish marrë kambtë me ecë ledinave,
kish me i mshelë ata sy t’bukur, sy bojëqielli.

Jo me pushue, as me fjetë…
Me i mshelë për mos me i çelë ma.
Kurrë!

Nanëzeza menxi ja kish tubue zorrtë t’birit
zorrtë e çpupurituna si krelanë prej ciflave t’granatës.

“Marova nanë prej barku, mos m’prek…
po m’dhem shumë”…
Si gjylpana n’shpirt deri n’ditë t’vorrit
gugatjet e tij t’fundme…

Tags: #DonikaDabishevciartLetersi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pacolli ofron iftar falas gjatë tërë muajit të Ramazanit

Lajmi tjetër

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM