Duket se dorëheqjet e administratës Donald Trump nuk kanë të sosur dhe tashmë një dorëheqje të tillë ka dhënë edhe ministri i brendshëm Ryan Zinke.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Trump, sipas të cilit Zinke do lirohet nga detyra “në fund të vitit” kurse “javën e ardhshme do bëhet i ditur emri i ri.”