I ndodhur përballë një presioni të madh ndërkombëtar, veçanërisht nga bojkoti i prodhimeve franceze nga bota islame, në fund presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se “qeveria e tij nuk ka të bëjë fare me karikaturat, por ajo është çështje e pavarur dhe e lirë e mediave.”
“Unë mendoj se reaksionet erdhën si pasojë e gënjeshtrave dhe keqpërdorimit të fjalëve të mia,” tha më tutje Macron, duke shtuar se i respekton ndjenjat e muslimanëve, por ka “një pjesë të lëvizjeve që keq orientojnë Islamin për të kryer dhunë”.
Në fund ai shtoi bile që 80 përqind e viktimave të terrorizmit janë muslimanët, andaj kjo duhet të luftohet nga të gjithë.
Është interesante se Perëndimi shpesh ndryshon fjalët, në momentin kur hasin në bojkotin e prodhimeve të tyre. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Danimarkën përpara disa vitesh kur u botuan karikatura fiktive në JyllandPost./Foldrejt.com