Mediat franceze njoftuan më herët se argjentinasi ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e Parisit për vazhdimin e kontratës.Disa media spanjolle raportuan se drejtuesit e Al Hilal i kanë ofruar Messit 900 milionë euro për një kontratë trevjeçare.
“E pyeta Fahed Al-Mofari, i cili është kreu i Al Hilal, për mundësinë e nënshkrimit të Messit. Ai më tha: Gjithçka është njësoj si në rastin e Cristiano Ronaldos. Nuk ka të bëjë vetëm me interesin e klubit apo të lojtarëve, kjo nuk është punë vetëm për klubin tonë. Të gjitha klubet saudite kanë të njëjtin synim dhe ky është një hap i madh që ministri ynë i sportit na frymëzoi ta bëjmë”, ka shkruar gazetari Eslam Magdi nga Dubai.
Messi ka kontratë me kampionët e Francës deri në fund të sezonit. Mediat franceze njoftuan më herët se argjentinasi ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e Shenjtorëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, Messi duhet të vazhdojë kontratën deri në qershor 2024 ose 2025 dhe do të fitonte 40 milionë euro në sezon.
Së fundmi Ronaldo ka nënshkruar kontratë me Al Nasr deri në qershor të vitit 2025, sipas së cilës raportohet se do të fitojë 200 milionë euro në sezon./FolDrejt/