Gjatë vazhdimit të pjesëmarrjes në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, ku po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë z. Manuel Magina da Silva, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes reciprok ndërmjet organizatave policore.
Diskutimet janë fokusuar kryesisht në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, me theks të veçant mundësia e ofrimit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta policore, transmeton Fol Drejt.
Ky takim, nga të dy palët u vlerësua mjaft i rëndësishëm dhe frytëdhënës, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave policore dhe mundësis së realizimit të trajnimeve në fusha të ndryshme./FolDrejt/