Më datën 1 gusht 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë priti në takim komandantin e KFOR-it major gjeneral Angelo Michele RISTUCCIA, shefin e EULEX-it në Kosovë z. Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, lidhur me vlerësimin e situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës, përfshire vlerësimin e situatës në veri të vendit, transmeton Fol Drejt.
Ky ishte një takim i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që mban Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in.
Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët.