Sindikata gjermane e makinistëve të trenave GDL është sot në një grevë njëditore, e cila ka çuar në anulimin e nisjeve të trenave dhe ndërprerjen e trafikut hekurudhor në të gjithë vendin.
Protesta e makinistëve gjermanë ka nisur dje në orën 18:00 për qarkullimin e trenave të mallrave dhe në orën 22:00 për qarkullimin e pasagjerëve dhe do të përfundojë sonte në orën 22:00, raporton AP.
Operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn njoftoi se do të mbajë rreth 20 për qind të linjave të tij ndërqytetëse gjatë protestës, por në të njëjtën kohë u bëri thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore.