Një rast i sulmit është raportuar në Drenas, ku dyshohet se e mitura ka sulmuar fizikisht të miturën femër kosovare.
Viktima ka përfunduar në spital si pasojë e rrahjes, kurse vajza e dyshuar për sulm është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.