Një rast i dhunës familjare është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën e Drenasit.
Siç njofton policia, një grua është rrahur nga bashkëshorti vetëm pse ka refuzuar të shkojë te mjeku.
Pasi është intervistuar nga prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/