Nëse ndiqni disa zakone të një stili të shëndetshëm jetese, vetëm për dy javë ju mund të detoksifikoni trupin tuaj pa asnjë lloj diete specifike. Ekspertët thonë se pranvera dhe fillimi i verës janë momenti i duhur për të rilindur.
Mjaftojnë maksimumi dy javë për t’i bërë një “ristart” stilit tuaj të jetesës. Ekspertët thonë se pranvera është momenti i duhur për të rilindur. Eliminoni toksinat, bëni më shumë kujdes ndaj asaj që hani dhe lëvizni sa më tepër. Zbuloni zakonet e këqija dhe më pas vendosni t’i ndryshoni.
Thojini “jo” sheqerit
Kjo gjë vlen si për sheqerin e bardhë ashtu edhe për atë integral. Më mirë të përdorni mjaltin. Kujdes duhet të tregoni edhe për sa u përket etiketave të produkteve që blini. Ushqimet e paketuara përmbajnë një sasi të madhe sheqernash të fshehura.
“Jo” gluteinës
Makaronat, orizi dhe buka e bardhë janë ushqime të rafinuara. Jo vetëm që janë të varfër nga ushqyesit, por ata çlirojnë shumë shpejt edhe sheqernat.
“Jo” produkteve të qumështit
Gjatë ditëve që do të vendosni të pastroni trupin tuaj nuk duhet të konsumoni djathë ose qumësht. Ju mund të zgjidhni qumështin vegjetal, si për shembull atë të tërshërës dhe të bajames. Produktet e qumështit janë të pasura me yndyra të tilla që nëse konsumohen mund të shkaktojnë rritje peshe.
“Jo” mishit të kuq
Një dietë e pasur me mish të kuq, me dhjamë dhe shumë proteina mund të ndikojë negativisht në tretje. Kjo do të thotë gjithashtu edhe një “punë” e madhe për veshkat dhe mëlçinë. Më mirë përdorni peshk. Por nëse preferoni patjetër mishin, atëherë zgjidhni atë me më pak dhjamë.
“Jo” kafesë
Kafeina përmban acid benzoik, një element kimik që ka një efekt toksik dhe dehidratues për trupin. Por kujdes duhet të tregoni jo vetëm ndaj filxhanëve të kafesë, por edhe të çajit, çokollatës dhe pijeve joalkoolike. Vepron si një nxitës dhe shkakton një rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe sheqerit në gjak.
“Jo” pijeve me gaz
Kujdes se çfarë pini. Ideale janë tetë gota ujë në ditë, larg nga vaktet. Mos harroni të konsumoni një gotë të madhe uji 20 ose 30 minuta përpara se të shtroheni në tryezë. Nëse bëni aktivitet fizik, më mirë të pini edhe më shumë. Mos konsumoni ujë të gazuar.
Pak kripë
Kripa është e nevojshme për trupin. Por shumë kripë mund të shkaktojë rritjen e tensionit të gjakut, të provokojë shqetësime kardiake dhe mosfunksionim të veshkave.
Në darkë zgjidhni më mirë ushqime të lëngshme
Nëse mundeni, darkën hajeni shpejt, maksimumi në orën tetë. Për të rregulluar ritmin e rrahjeve të zemrës dhe për të favorizuar pastrimin e papastërtive të grumbulluara në organizëm, më mirë të zgjidhni një darkë me ushqime të lëngshme, supa dhe ekstrakte perimesh.
Konsumoni ushqime të freskëta
Nëse do të arrini të konsumoni pak më shumë ushqime të freskëta se zakonisht, si këmbim, përfitimet do të jenë mjaft të mira për organizmin. Ushqimet e freskëta janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina.
Ushtrimet fizike
Thuajse çdo ditë duhet të lëvizni nga pak. Ushtrimet fizike favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe kontribuojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në rritjen e atij të mirit.