Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessié mund të bëjë një largim tronditës nga Camp Nou në janar, pasi raportet nga Sport sugjerojnë se Aston Villa dhe Fulham janë të interesuar për lojtarin, transmeton Fol Drejt.
Katalanasit do të ishin të hapur për të shitur Kessié – i cili mbërriti falas në verë – duke pasur parasysh gjendjen e tyre të pasigurt financiare, me Aston Villa të gatshëm të ofrojë 14 milionë euro dhe Fulham të gatshëm të ofrojë 22 milionë euro për 25-vjeçarin.
Kessié e gjeti veten në periferi nën drejtimin e Xavi-t përpara se të pësonte një dëmtim në një ndeshje të Champions League kundër Viktoria Plzen./FolDrejt/