Dy kompani turke do të riparojnë aeroportin ndërkombëtar në Mosul të Irakut.
Guvernatori i Mosulit, Nexhim El-Xhuburi, tha në një deklaratë për shtyp se puna e riparimit të Aeroportit të Mosulit iu dha partneritetit me përvojë ndërkombëtare të “TAV Airports dhe 77 Construction”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Xhuburi deklaroi se Aeroporti i Mosulit, i cili më parë përdorej për fluturime të brendshme, është shndërruar në aeroport ndërkombëtar dhe se është nënshkruar një kontratë me kompanitë.
Guvernatori i Mosulit shtoi se punimet e riparimit do të fillojnë së shpejti dhe se ky aeroport do të jetë porta e botës për Mosulin dhe Irakun./FolDrejt/