Dy përfaqësueset ferma të kongresit amerikan, të zgjedhura për herë të parë, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib u betuan mbi librin e shenjtë Kuranin këtë të mërkure në zyrën e kongresit njofton Daliy Sabah.
Omari kishte marrë me vete kopjen e gjyshit të saj kurse Tlaibi kishte kopjen e saj personale.
Ilhan Omari e cila arriti të depërtoj në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA-ve në si përfaqësuese e shtetit të Minesota-s bëri betimin e saj mbi librin e shenjtë të Islamit, Kuranin, që i kishte lënë gjyshi i saj emanet që kur kishte ardhur si refugjat në SHBA në vitin 1995.
Në anën tjetër, një anëtare tjetër e sapozgjedhur e kongresit amerikan, Rashida Tlaib, me prejardhje palestineze bëri betimin e saj mbi Kuarnin, librin e shenjtë të Islamit, e veshur me rroba tradicionale palestineze.
Ajo kishte paralajmëruar se do ta bënte betimin mbi kopjen e Kuranit të Tomas Xhefersonit por më vonë ndërroi mendje duke e bërë mbi kopjen e saj të librit të shenjtë./telegrafi.mk