Dy partitë demokristiane të Belgjikës kanë kërkuar përmes një letre drejtuar presidentit të Partive Popullore Europiane, Josef Daul, largimin nga kjo familje të partisë hungareze të Viktor Orbanit, Fidesz, shkruan foldrejt.com. Lajmi u bë i njohur nga liderët e partive belge, Vouter Beke dhe Maxime Prevot.
E gjithë kjo vjen pasi Orbani gjithmonë e më tepër largohet nga vlerat e liberalizmit demokratik.
Pak ditë më parë edhe udhëheqësja e partisë më të madhe gjermane, Kramp-Karrenbauer, kërcënoi Orbanin.
“Ne duhet ta qartësojmë edhe brenda fraksioneve të PPE, që vlerat europiane mbi shtetin ligjor dhe angazhimin për të drejtat themelore vlejnë për të gjithë, gjithashtu edhe për Orbanin,” Kramp-Karrenbauer, duke lëshuar sinjal të qartë kundër Orbanit./Foldrejt.com