Portierët e Bayernit, Manuel Neuer dhe Sven Ulreich kanë nënshkruar kontrata të reja me drejtuesit e klubit. Ky informacion është bërë e ditur sot në faqen zyrtare të gjigantit të futbollit nga Mynihu.
Siç u tha, Neuer dhe Ulreich nënshkruan me Bayernin deri në qershor të vitit 2025.
Neuer erdhi në Mynih nga Schalke në verën e vitit 2011 dhe që atëherë ka qenë i portieri i parë për bavarezët, duke anashkaluar ndeshjet vetëm për shkak të dëmtimeve dhe rezervimeve.