Janë shënuar dy raste të konfiskimit të armëve në drejtorinë rajonale të Prishtinës në 24 orët e fundit.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Obiliq, rreth orës 10:00 dhe 14:30, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se në Obiliq është konfiskuar një armë që është përdorur gjatë një ahengu familjar. Ndërkohë në Prishtinë është konfiskuar arma që është gjetur gjatë një kontrollimi në çantën e të dyshuarit.
Në të dy rastet, sipas vendimit të prokurorit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/
Detaje nga raporti:
Fsh. Breznicë, Obiliq 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, 13-fishekë dhe 16 gëzhoja cal-9mm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë 10.08.2022-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke qarkulluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator dhe 7-fishekë cal-7.62 mm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.