Dy shoferëve në Gjilan, policia ua ka marrë patentat për tre muaj.
Gjatë kontrolleve në trafik, ata janë hasur duke i shkelur rregullat.
Njëri nga ta në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h ka vozitur me shpejtësinë 127 km/h.
Ndërkaq, tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë 50 km/h ka vozitur me shpejtësinë 133 km/h.
Të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj, njofton Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan.