Kolumbia njoftoi se dy shtetas të saj kanë humbur jetën në luftën Rusi-Ukrainë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kolumbisë deklaroi se në Ukrainë ku është duke vazhduar lufta me Rusinë janë vrarë dy shtetas të saj, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Identiteti i kolumbianëve që humbën jetën ende nuk është përcaktuar. Ambasada kolumbiane në Poloni na informoi për vdekjen e dy shtetasve tanë në luftën në Ukrainë”, njoftoi MPJ e Kolumbisë.
Ministria tha se kolumbianët e vrarë kishin shërbyer në Ukrainë në Batalionin e 49-të të Këmbësorisë që nga dhjetori i vitit të kaluar ndërsa humbën jetën më 18 janar.
Theksohet se Ministria është në kontakt me autoritetet ukrainase dhe ambasadën e Kolumbisë në Poloni për të sjellë trupat në vend./FolDrejt/