Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë konfirmuar 234 raste të reja.
IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.