Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një rrëmujë në një stadium në Basra, në Irakun jugor, përpara finales së Kupës së Gjirit Arabik, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Brendshme e Irakut i tha Al Jazeera se dy persona kishin vdekur dhe rreth 80 janë plagosur në rrëmujën e së enjtes.
Iraku pritës do të përballet me Omanin në finalen e Kupës së Gjirit Arabik me tetë vende në orën 19:00 (16:00 GMT) të enjten./FolDrejt/