Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Alaskën duke sjellë huti te banorët e shtetit të largët amerikan, shkruan foldrejt.com. Tërmeti me magnitude 7 goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan. Thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km. Pak më vonë u godit nga një tërmet i dytë me magnitutë 5.
E mira është se rreziku për cunami është tejkaluar, por tërmeti ka shkaktuar kaos komunikacioni dhe dëme të konsiderueshme materiale. Deri tani nuk bëhet fjalë për ndonjë viktimë./Foldrejt.com