Sot në mëngjes janë ndjerë dy tërmete të fuqishëm në detin Jon. Siç bën të ditur Shërbimi Europian i Gjeodezisë, tërmetet kanë qenë të shkallës së lartë. I pari ka qenë 4.7 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa i dyti 4.5. Të dy tërmetet kanë rënë thuajse në të njëjtën zonë, pranë ishullit Zakynthos.
Deri më tani nuk njoftohet për dëme.
Vitet e fundit rajoni i Zakynthos është goditur shpesh nga tërmetet, duke sjell dëme të konsiderueshme materiale.