Dy nga ta u grindën për një palë perde gjatë në një paraqitje televizive të drejtpërdrejtë, i treti u mburr se kishte fjetur me një mësuese në 38 vitet e fundit, e cila doli të ishte gruaja e tij. Debati i kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë, morri kthesa të çuditshme, në paraqitjen e fundit televizive, transmeton Fol Drejt.
“Shtatë republikanët në skenë në debatin e dytë presidencial të partisë së tyre 2024 të mërkurën mbrëma u përpoqën të bindin votuesit se mund të ishin një alternativë e mundshme, kundrejt kandidatit kryesor Donald Trump, i cili e anashkaloi ngjarjen televizive”, shkruan Reuters.
Në vend të kësaj, debati shpesh kalonte në zënka të vogla dhe disa komente të çuditshme.
Senatori amerikan Tim Scott nga Karolina e Jugut kritikoi ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut Nikki Haley për blerjen e perdeve prej 50 mijë dollarësh në rezidencën e ambasadorit të ShBA-ve në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Haley, ambasadorja e OKB-së në administratën e Trump, tha se perdet ishin blerë gjatë administratës së mëparshme të Obamës dhe i tha Scott-it t’i “bënte detyrat e shtëpisë”.
Scott u përgjigj duke pyetur tre herë: “A i ktheve ato?” përpara se shkëmbimi të kalonte në kakofoni në mes të dy kandidatëve, të cilëve iu bashkua Guvernatori i Floridës Ron DeSantis.
New York Times në 2018 raportoi se 52,701 dollarë ishin shpenzuar për “perde të personalizuara dhe të mekanizuara” për rezidencën. Artikulli thoshte se planet për të blerë perde ishin bërë në vitin 2016, përpara se Trump të merrte detyrën si president./FolDrejt/