Roma mposhti Genoan 1:0 në Olimpico e saj me golin e Paolo Dybala në minutën e 64-të.
Hera e fundit që Dybala shënoi ishte në ndeshjen e xhiros së 9-të të Serie A kundër Lecce-s në fitoren 2:1 të Romës në shtëpi.
Roma do të takohet në çerekfinale me fituesin e duelit mes Napolit dhe Cremonese. Milan Badelj luajti për Genoan deri në minutën e 63-të .
Futbollistët e Fiorentinës sonte u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhtën në shtëpi Sampdorian me rezultat 1:0. Shënues i golit të fitores për Fiorentinën ishte Antonin Barak në minutën e 25-të. Fiorentina do të takohet në çerekfinale me Torinon./FolDrejt/