Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 12 persona të vdekur dhe mbi 100,000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Dhjetëra qytete në provincën Henan, duke përfshirë kryeqytetin e kësaj province, Zhengzhou, janë prekur nga vërshimet, raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
Pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit të mbuluar në ujë deri në krahëror.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të mërkurën se “parandalimi i vërshimeve ka qenë gjë shumë e vështirë” dhe “fazë kritike”.
Provinca Henan, me rreth 94 milionë banorë, ka lëshuar alarmin më të lartë për të paralajmëruar qytetarët për motin.
Autoritetet lokale i kanë quajtur vërshimet “një në 100 vjet”.
Të martën vonë, Zhengzhou dhe vende tjera në provincën Henan, janë përballur me vërshime në rritje.
Fluturimet dhe udhëtimet me tren janë pezulluar në disa zona të kësaj province.
Rreth 700 pasagjerë në Zhengzhou besohet se janë bllokuar në tren për 40 orë, kanë raportuar mediat lokale.
Sasia e shiut që ka rënë në tri ditët e fundit në Zhengzhou është raportuar të jetë e njëjtë me atë të një viti të plotë.
Shumë faktorë kanë kontribuar në vërshime, mirëpo ndryshimet klimatike është thënë se janë më të theksuarat. /FolDrejt.com/