Tomasz L., i cili u arrestua menjëherë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, i akuzuar për spiunazh për Moskën, pretendohet se në vitin 2006 ishte anëtar i “Shërbimit të Informacionit Ushtarak” që drejtohej nga ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Antoni Macierewicz.
Sipas mediave polake, Tomasz L. kishte akses në informacionet e inteligjencës ushtarake gjatë viteve 2005-2007. Ai kopjoi të dhëna të vlefshme operative dhe ia transferoi ato Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu thuhet se Tomasz L., i cili u arrestua menjëherë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, ishte anëtar i “Shërbimit të Informacionit Ushtarak” që drejtohej nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz.
Pretendohet se ai kishte sekuestruar dokumente me rëndësi të madhe, në të cilat kishin akses vetëm oficerët polakë.
Macierewicz në një deklaratë në Twitter duke mohuar akuzat tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtyre lajmeve./FolDrejt/