Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në lagjen nr.1 në Sarandë.
Duke luajtur me shokët, një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e spitalit pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën e elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak.
Por falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/