Në Prishtinë më datë 03.03.2022 rreth orës 11:00 është raportuar një rast se dy të mitur kanë detyruar një të mitur tjetër që t’u sillte para atyre.
Policia lidhur me këtë rast ka reaguar dhe ka arrestuar dy të miturit, ndërsa prokurori i shtetit ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe të vazhdohet në procedurë të rregullt rasti, thuhet nga policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi të njëjtit në vazhdimësi duke e kanosur, kishin detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur) që tu sillte atyre para. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduara që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, raporton policia, përcjell FolDrejt.