Një familje në Norvegji po kërkonte një vath prej ari i cili iu kishte humbur në kopshtin e tyre, ndërsa vendosën ta shfrytëzonin detektorin metalik, për të hasur në diçka që nuk e prisnin shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ndonëse nuk e gjetën vathin, ndeshën diçka tjetër: artefakte që datojnë më shumë se 1000 vjet më parë.
Familja Aasvik nxori një enë në formë tasi dhe një gjë tjetër që duket se është pjesë e një varrimi të epokës vikinge.
Ekspertët besojnë se artefaktet janë përdorur në varrimin e shekullit të nëntë të një gruaje në ishullin e vogël Jomfruland në Norvegji.
Zbulimi u bë nën një pemë të madhe në qendër të kopshtit të familjes në ishull, në brigjet jugore të Norvegjisë.
“Ne përgëzojmë familjen që hasi në artefaktin e parë të sigurt të kohës së vikingëve në Jomfruland” shkroi Trashëgimia Kulturore e Këshillit të Qarkut Vestfold dhe Telemark në një postim në Facebook.
Ekspertët e dinin se kishte pasur vendbanime në ishull që datonin qindra vjet më parë, por provat u kthyen vetëm në mesjetë.
Një ekspert arriti në përfundimin se kopsa daton midis viteve 780 dhe 850.
Zyrtarët vlerësuan familjen Aasvik që u tha menjëherë autoriteteve për zbulimin e rrallë./FolDrejt/