Ahmad A. është nga Irani dhe përkundër që ka kërkuar azil në Gjermani, ai rrezikon dëbimin si shumë bashkëkombas. Përveç sirianëve, shumë të huaj thuajse asnjëherë nuk përfitojnë azil në Gjermani, shkruan “FAZ”.
Kështu ka ndodhur edhe me Ahmad A., i cili tashmë ka ndryshuar besimin nga musliman në të krishterë, për të shtuar gjasat për të fituar azil. Por gjykatësit gjermanë kanë dyshime ndaj këtyre rasteve.
I lindur në Teheran në 1981, i konvertuar në të krishterë në Gjermani, tashmë Ahmad e ka të pamundur të kthehet në Iran – ku konvertimi në fenë tjetër dënohet me burgim të gjatë ose në rastin më të keq edhe me vdekje.
Pra të qenit të krishterë, ai e sheh si mundësi të mirë për të qëndruar në Gjermani.
Këto nuk janë rastet e para kur refugjatët e Lindjes së Mesme, për të shtuar mundësitë e qëndrimit në Europë, ndryshojnë fenë. Por Gjykatat perëndimore nuk kanë marrë ndonjë vendim të qartë ndaj këtyre rasteve./Foldrejt.com