Në një intervistë për Politic-on të gazetarit Alfred Lela, kryeministri Rama u tregua mjaft kritik ndaj Hollandës mbi qëndrimin e saj refuzues të kuadrit të negociatave.
Duke i qëndruar tezës se kjo vjen për shkak të politikës së brendshme të tyre, ku si argument ofroi dhe faktin se Hollanda mbetet e vetme në këtë qëndrim krahas 25 vendeve të tjera, pasi dhe Franca ka bëjë një lëvizje drejt “Po”-së, Rama solli rastin e një reporteti hollandez, i cili i kishte përcjellë një pyetje, që, sipas Ramës, tregonte shumëçka mbi politikën e saj jo të drejtë ndaj Shqipërisë.
“Mua më ka ardhur reporteri…E do ç’do me thënë reporter? D.m.th., njeriu i ngarkuar nga parlamenti hollandez për të pyetur këtu se ç’a ndodh…Këta, me një ditë erdhën dhe e zgjidhën se çfarë ndodh në Shqipëri, ndërkohë që këtu është komisioni (Komisioni Europian me përfaqësinë e rregullt).
Dhe a e di se ç’pyetje më ka bërë – anëtar i delegacionit që merret me Shqipërinë, reporter – më pyet: ‘Si do ta përputh Shqipëria ligjin e Sheriatit me bllokun legjislativ të BE?’
I thashë se ‘pse duhet ta ngrejë Shqipëria këtë si pyetje kur ne s’ kemi ligj Sheriati?’.
Më tha: ‘Po ju jeni vend me shumicë muslimane’.
Gjithashtu, edhe media austriake Der Standard, para një viti theksoi se Hollanda ndjehet e irrituar që aeroporti i Vlorës dhe Air Albania i është dhuruar Turqisë./Foldrejt.com