Pas dorëheqjes së Angela Merkelit në krye të partisë CDU konkurruan Annegret Kramp-Karrenbauer ( e afërt me Merkelin), Fridrich Merz (i afërt me kryeparlamentarin ëolfgang Schauble) si dhe ministri i shëndetësisë Jens Spahn, i cili përdori kartën e kandidatit të ri.
Në raundin e parë asnjëri nga tre kandidatët nuk arriti të marrë mbi 50 përqind të votave: AKK mori 450 nga 999, Friedrich Merz 392, kurse Jens Spahn 157. Të nevojshme ishin 500 vota.
Në raundin e dytë, që ishte tepër emocionues, fitoi AKK me 517 vota nga 1001.
Disa anëtarë të konservatores CDU kanë frikë që polarizimi që ekzistonte tërthorazi mes AAK dhe Merz, mund të shpie në një përçarje të partisë – pasi grupimet e tyre kishin ekzistuar edhe më parë. Megjithatë Merz ka qenë i pari që me buzëqeshje e ka pranuar humbjen e ka përgëzuar AAK për fitoren./Foldrejt.com