Një roje sigurie u vra në orët e hershme të mëngjesit në një incident që duket se nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin, tha një burim pranë hetimit për Reuters, duke shtuar se i dyshuari hyri në ambasadë rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe u grind me një roje sigurie dha një goditje fatale me grusht.
Një roje sigurie është vrarë sot në ambasadën e Katarit në Paris dhe një person është arrestuar në kuadër të hetimeve, njoftoi prokuroria e Parisit, duke konfirmuar raportimet e mëparshme të mediave.
“Mund të konfirmojmë se sot është hapur një hetim për akuzën e vrasjes dhe se rrethanat e vdekjes së gardianit nuk janë përcaktuar ende”, tha prokuroria, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse arma është përdorur, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.