Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.