Prej gati një viti botën e ka kapluar virusi pandemik Covid19, ku shpesh shtetet është dashur të zgjedhin mes reformave ekonomike ose atyre shkencore/shëndetësore. Në këto kushte, britanikja Economist, ka kryer një infografik (shih foton e profilit), ku tregon shtetet që kanë ndjekur më së shumti kërkesata shkencore dhe ata më pak.
Në vendin e parë rënditet Zelanda e Re, Kina Argjentina, kurse më pas vijnë vendet europiane Gjermania dhe Danimarka. Në fund të listës ndodhet Rusia, Britania e Madhe, Brazili dhe SHBA, informon foldrejt.com.
Andaj nuk duhet të çuditemi që në Zelandë të Re ka ndodhur që dyherë të mos ketë asnjë të infektuar me Covid19.
Në këto kushte të vështira ku edhe normat e ajrit të ndotur po arrijnë maksimalet, kërkohet që edhe ne të zbatojmë masat për veten dhe për të tjerët./Foldrejt.com