Gjatë pandemisë shpesh kemi theksuar se disa punëtorë kanë punuar me orar të zgjatur, veçanërisht doktorët dhe policët, kurse disa të tjerë me orar të shkurtuar si profesorët dhe administratorët. Por në fakt, në një mesatare të llogaritur për të gjithë, del që njerëzit po punojnë më gjatë në kohën e pandemisë sesa para saj, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në Economist.
Shembull, në Izrael në janar dhe shkurt 2020 kanë punuar 6.75 orë, kurse prill-maj 2020 kanë punuar 7.6 orë ose 47 minuta më shumë.
Ngjashëm në Afrikën e Jugut është shtuar puna për 38 minuta, Australia, India dhe SHBA për 32 minuta, kurse nga vendet europiane kemi Gjermaninë dhe Britaninë ku është shtuar puna për 30 minuta, ndërsa në Francë që njihet për politika të ashpra sindikaliste është shtuar puna për 17 minuta.
Për më tepër mund të shihni infografikun në foton e profilit të lajmit./Foldrejt.com