Shefi i shqiptar i një rrjeti ndërkombëtar të drogës është në paraburgim. Klement Balili i është dorëzuar policisë shqiptare, është fillimi i artikullit të magazinës më të madhe të Europës, Der Spiegel.
Një kohë të gjatë ai kërkohej nga policia dhe është koka e mafias shqiptare të drogës, përcjell foldrejt.com. Balili ishte një ndër shefat e drogës më të kërkuar të botës, përcjell foldrejt.com.
I njohur edhe si ‘Pablo Eskobari i Ballkanit’, ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.
Balili konsiderohet se ka lidhje të mira me politikën shqiptare, madje ka qenë edhe zyrtar i administratës shtetërore. Kjo i ka mundësuar atij që për një kohë të gjatë të veprojë në mënyrë të papenguar dhe të shpëtojë nga përpjekjet për arrestim nga policia, pasi mesa duket kishte informatorë në qarqet hetimore.
Njohja e Balilit
Ndërkombëtarisht u bë i njohur kur në maj të vitit 2016, policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, kapi rreth 670 kg kanabis në ishullin e Zakinthos.
Balili i shpëtoi për pak arrestimit në atë kohë. Disa anëtarë të bandës së tij u arrestuan. Që atëherë, hetuesit grekë e kanë në kërkim. SHBA, nëpërmjet ambasadorit amerikan në Tiranë, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta arrestojnë Balilin. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE.