Botimi spanjoll Marca ka raportuar se një klub i dytë saudit i është bashkuar garës për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës 2022, Lionel Messi nga PSG.
Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Al-Nassr, klubet e tjera në ligë po kërkojnë të joshin Messin në Lindjen e Mesme.
Al-Hilal ishte klubi i parë që paraqiti një ofertë për argjentinasin e cila ishte 245 milionë funte dhe tani Al-Ittihad është skuadra e dytë që konkurron për nënshkrimin e Messit. Oferta e Al-Ittihad vlen 306 milionë funte nëse 35-vjeçari pranon t’i bashkohet klubit.
Edhe pse Messi ka një marrëveshje verbale me PSG-në, Les Parisiens do të përpiqet të shtojë përpjekjet e tyre për të vënë stilolapsin në letër, përndryshe klubet saudite mund të joshin Lionel Messin./FolDrejt/