Pas Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit edhe shteti i Marokut ka filluar ti “normalizojë” marrëdhëniet me Izraelin, shkruan Al Jazeera, përcjell foldrejt.com.
Kjo arritje e paqes dhe marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe Marokut ka ardhur si pasojë e ndërmjetësimit të SHBA.
Palestina ka reaguar ndaj këtij zhvillimi dhe duket se është lënë e vetmuar nga Liga Arabe, përkundër që mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka theksuar se mbështet marrëveshjen e 1967 të krijimit të dy shteteve.
Vlen të theksohet se Maroku nuk ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës, me pretekstin e rajonit të kontestuar të saj në Saharën Perëndimore./Foldrejt.com