E martë, 23 Prill, 2024

Edhe pse e lufton, Rusia përfiton nga Ukraina 1 miliard dollarë grurë këtë vit

Lexoni edhe..

Ukraina e ka humbur kontrollin për korrjen e grurit dhe drithë në disa zona të saj. NASA bën me dije se nga kjo arsye, Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit.

Sipas programi ushqimor të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, u korrën 5.8 milion ton drithë në fushat e Ukrainës, të cilat nuk janë nën kontrollin e Ukrainës.Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milion ton grurë.

Në krahasim me korrjet e vitit 2021, kjo korrje është më pak. Në vitin 2021 janë korrur 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh.

Ukraina nuk përfiton nga korrja e grurit, pasi 22% e fushës është e “pushtuar” nga forcat ruse, duke filluar që nga data 24 shkurt e fillimit të pushtimit rus mbi territoret ukrainase. Për këtë shkak, pjesa lindore e vendit është e kontrolluar nga Rusia, e cila prodhon grurë dhe drithë dhe të gjitha fitimet nga shitja i bën pjesë të fondit të vet./FolDrejt/

Të ngjajshme