Pas Zvicrës, ku prej 30 vjetësh nëpër disa shkolla mund të mësohet gjuha amtare shqipe për diasporën tonë, një zhvillim pozitiv vjen edhe për mërgatën tonë në Suedi, shkruan foldrejt.com.
Librat falas në Suedi shpërndahen nga Qendra e Botimeve të Diasporës (QBD).
QBD-ja ka dërguar në Suedi 882 tekste didaktike, ndër të cilat edhe botimet e saj dygjuhëshe që përfshijnë fjalorë dygjuhësh, përralla dygjuhëshe.
Ambasadori i Shqipërisë në Suedi, Virgjil Kule, priti në një takim në ambasadë mësuesit Mirela Bicaku, Sonila Kurteshi e Sadik Kelmendi.
Procesi i shpërndarjes së librave është në vazhdim. Ky është një hap i mirë, që diaspora shqiptare të ruan identitetin e saj kulturor edhe për brezat e ardhshëm./Foldrejt.com