Pjesëtarët e FSK-së kanë dalur në terren nga ku kanë ftuar dhe informuar të rinj e të reja lidhur me konkursin për ushtarë të rinj, shkruan Fol Drejt.
“Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Ushtarët theksuan se informacioneve të tyre nga terreni është interesim i madh i të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.
“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/




