Japonia ka regjistrua rritje ekonomike në pranverë pasi pësoi në fillim të vitit një rënie ekonomike për herë të parë në dy vite, por ekonomistët mbeten të rezervuar, veçanërisht pas kërcënimeve të taksave amerikane për automjetet.
Për periudhën prill-qershor, PBB-ja është rritur me 0,5% në raport me tremujorin e mëparshëm nxitur nga konsumi familjar dhe investimet solide të kompanive, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga qeveria japoneze.
Aktiviteti ekonomik ishte kontraktuar në periudhën janar-mars duke i dhënë fund një faze të gjatë të zgjerimit të arkipelagut që prej fundit të viteve 80.