fbpx
  • TË FUNDIT
Ekonomia vendase nën ndikimin e COVID-19 dhe mërgata

Ekonomia vendase nën ndikimin e COVID-19 dhe mërgata

3 Dhjetor, 2021
Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes zotohet ta forcojë ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes: Gjermania duhet të plotësojë shpejt rezervat e tankeve

1 Shkurt, 2023
Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën 3 persona, lëndohen 32 të tjerë

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën 3 persona, lëndohen 32 të tjerë

1 Shkurt, 2023
“Ju keni merita vetëm që na keni lënë pa viza deri më tani” – thotë deputetja Bajrami teksa komenton arritjet e Qeverisë Kurti

Deputetja Bajrami për ligjin e pagave: Efektet do të vërehen në muajin shkurt

1 Shkurt, 2023
Nagavci: Qeveria e Kosovës është duke punuar me shumë përkushtim në krijimin e mundësive të barabarta në arsim

Ministrja Nagavci për koeficientin: Paga bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë!

1 Shkurt, 2023
Ministrja Haxhiu: Minatorët e Trepçës me organizimin e tyre politik shënuan fillimin e një kthese historike

Ministrja Haxhiu: Minatorët e Trepçës me organizimin e tyre politik shënuan fillimin e një kthese historike

1 Shkurt, 2023
Ukraina paralajmëron se mund të bojkotojë Lojërat Olimpike nëse Rusia lejohet të konkurrojë

Letonia kërcënon të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris nëse Rusia dhe Bjellorusia marrin pjesë

1 Shkurt, 2023
“Ne dëshirojmë të shohim nëse Serbia dëshiron të bëjë diçka në terma të marrëdhënieve të sigurisë”

Ambasadori Hill: Serbia tashmë ka zgjedhur Perëndimin, lidhja me Rusinë po dobësohet dita-ditës

1 Shkurt, 2023
Bastisja në shtëpinë e Trump, raportohet se FBI ka sekuestruar dokumente ‘tepër sekrete’

Avokati i Biden: FBI nuk gjeti dokumente të klasifikuara në shtëpinë e presidentit

1 Shkurt, 2023
Hoti: Këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak, fundi nuk mund të jetë i mirë

Hoti: Rritje reale sigurohet nëse vlera e koeficientit është më e lartë se 125 euro

1 Shkurt, 2023
Bekim Jashari tërhiqet nga politika

Bekim Jashari tërhiqet nga politika

1 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E enjte, 2 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Ekonomia vendase nën ndikimin e COVID-19 dhe mërgata

Ekonomia vendase nën ndikimin e COVID-19 dhe mërgata

2 vjet më parë
in DIASPORË, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Ekonomia vendase nën ndikimin e COVID-19 dhe mërgata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Fisnik Muça, doktor i Shkencave Politike

Në fundin e vitit 2019 shtetet e botës filluan që të ballafaqohen me virusin korona COVID-19, gjë që ndikoi që ekonomia dhe tregtia ndërkombëtare të shënojë rënie në krahasim me vitin paraprak. Si rezultat i masave kufizuese dhe rritjes të numrit të të infektuarve, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekonomia botërore për vitin 2020 pritet që të shënojë një rënie prej -4.9%, kurse sipas të dhënave të Organizatës Botërore e Tregtisë, tregtia ndërkombëtare është projektuar që të shënojë një rënie prej -13% deri në -32%. Duke nisur nga fillimi i marsit të vi tit Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rastet e para të të infektuarve me COVID-19 ku numri edhe ditëve të sodit është në rritje e sipër. Me rritjen e numrit të viktimave, Maqedonia e Veriut filloi që të ndjekë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë, si dhe u përpiluan politika nga qeveria teknike e asaj kohe ku u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme. Sikurse edhe në vende të tjera të botës, poashtu edhe në vendin tonë, COVID-19 kishte një ndikim tepër negativ në rritjen ekonomike, saqë edhe projektimet për vitin 2020 sa i takon Bruto Produktit Vendor janë shënuar në vlerën prej -4.4% .

Lexoni edhe..

Agim Baçi: A dimë ne t’i inkurajojmë fëmijët?

Vuçiq është bërë një nga diktatorët më të mëdhenj në Evropë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qyteti i Dibrës, një vend me jo më shumë se 12 mijë banorë bashkë me fshatrat, gjithashtu ka qenë i ndikuar nga përhapja e virusit, ku ka pasur edhe viktima dhe persona të infektuar. Pasojat e COVID-19 kanë qenë të llojeve të ndryshme, por ndër të rëndësishmet janë pasojat negative sa i takon ekonomisë dhe tregtisë vendase. Me mbylljen e kufijve dhe karanitimit të qytetit, u mbyllën edhe bizneset e vogla dhe të mesme në qytet, duke nisur nga: restorantet, kafenetë, hotelet, turizmi i banjave termale, dyqanet e zejtarëve, institucionet financiare, të gjitha dyqanet e tekstilit, hekurishtet, e kështu me radhë. Me orare të caktuara dhe rregulla kufizuese funksionin vetëm se shitoret me pakicë dhe marketet ushqimore, farmacitë dhe ndonjë shitore që shërbente gjëra të nevojshme dhe elementare. Kjo gjendje e cila vazhdoi për më tepër se një muaj, ndikoi që të shënojë edhe efektet e para negative në ekonominë dhe tregtinë vendase. Gjithashtu edhe mbyllja e kufijve çoi në atë që qytetin të mos e frekuentojnë fshatrat e afërta nga Shqipëria, banorët e të cilave bëjnë pazarin në Dibër, kurse nga pjesë të tjera të Shqipërisë shfrytëzojnë edhe turizmin e banjave termale.

Foto nga vendosja e “kufirit” në hyrje të Dibrës ne drejtim të Mavrovo-Rostushës  

Me hapjen e restoranteve, kafeneve dhe hoteleve, filluan që të zbatohen masat e reja kufizuese që përcaktonin mënyrën sesi duhej të punonin këto biznese. E gjithë kjo periudhë e gjatë e izolimit dhe mbylljes, arriti kulmin me mosardhjen e mërgimtarëve nga SHBA-të dhe vendet Perëndimore, që janë një bosht mjaft i rëndësishëm i ekonomisë vendase.

Izolimi dhe masat kufizuese si rezultat i COVID-19 kanë ndikuar negativisht në:

  • Uljen ekonomike të qytetit;
  • Reduktimin e numrit të punëtorëve në disa kompani;
  • Të frikësuar nga ajo gjendje, njerëzit janë detyruar të kursejnë, në vend që të konsumojnë dhe investojnë;
  • Shkurtimin e vendeve të punës;
  • Anulimin e festave familjare, që ndikoi edhe një pjesë mjaft të rëndësishme të bizneseve të cilët janë shumë aktiv gjatë sezonit të verës.

Nëse pyesni pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme në qytet, përgjigjja që do të merrni do të jetë pothuajse e njëjtë, pra që fitimi ka qenë i ulët dhe që masat ekonomike e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përballuar krizën. Në qytetet e vogla sikurse Dibra, ekonomia, tregtia dhe jeta e përditshme janë tepër të ndërlidhura. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, këto masa të cilat u përcaktuan, penguan edhe ardhjen e mërgimtarëve, të cilët jo vetëm që ndihmojnë ekonominë e qytetit, por në muajt kur janë në qytet, gjithçka është ndryshe dhe më mirë. Mërgimtarët kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe të konsiderueshëm në aspektin politik, ekonomik dhe social. Edhe gjatë kohës së izolimit, ndihma të shumta humanitare erdhën nga mërgimtarët dibran nga SHBA-ja dhe Evropa Perëndimore, të cilat u shpërndanë nëpërmjet Komunës së Dibrës, Myftinisë dhe shoqatave humanitare dhe joqeveritare. Mërgata është aktive dhe jep një kontribut të konsiderueshëm edhe nëpërmjet remitancave(parave të dërguara) dhe që kanë një ndikim pozitiv në ekonominë shtëpiake dhe atë vendase. Këto para të dërguara ndikojnë që familjet e tyre në Dibër të rrisin mirëqenien e tyre dhe standardin jetësor. Ndihma nga mërgata janë dërguar edhe për shkolla, spitale, institucione fetare dhe investime publike, gjëra që kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme shoqërore në qytet. Mërgata ka qenë e pranishme edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, ku biznesmenë nga SHBA-ja kanë hapur biznese në Dibër dhe ku shumë të rinj janë punësuar, gjë që ka ndikuar në uljen e normës së papunësisë.

Të gjithë këto përfitime që kemi nga mërgata dhe që janë përmendur më lartë janë një indikator i rëndësishëm për kontributin dhe rolin që ka mërgata dibrane në rritjen dhe zhvillimin ekonomik në qytetin e Dibrës. Pandemia dhe izolimi që përjetoi Dibra, si dhe mosardhja e mërgimtarëve në Dibër, gjithashtu dëshmon se sa e rëndësishme është ardhja e tyre dhe harxhimi i “djersës” të tyre në Dibër. Andaj, dëshiroj që ta përmbyll me një fjali të vetme: “Malli për mërgimtarët është shumë i madh, por shyqyr Dibra që i ka”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Helmoi burrin, Gjykata zvicerane gjen një mal me belaja për çiftin shqiptar

Lajmi tjetër

Trump-i doli nga spitali: Ndjehem më mirë se para 20 vjetëve

Të ngjajshme

Agim Baçi: Një rrëfim për errësirën dhe dritën
OP/ED

Agim Baçi: A dimë ne t’i inkurajojmë fëmijët?

31 Janar, 2023
Është koha e kokoshkave
OP/ED

Vuçiq është bërë një nga diktatorët më të mëdhenj në Evropë

31 Janar, 2023
Filozofi slloven, Slavoj Zizek: Kam frikë se Serbia do të përfshihet në projektin e luftës ruse kundër dekadencës perëndimore, të ashtuquajturin “denazifikim”
OP/ED

Filozofi slloven, Slavoj Zizek: Kam frikë se Serbia do të përfshihet në projektin e luftës ruse kundër dekadencës perëndimore, të ashtuquajturin “denazifikim”

31 Janar, 2023
30.000 punonjës të shërbimeve publike protestojnë për rritje pagash
OP/ED

Revoltë!

25 Janar, 2023
Shoqe dhe shokë!
OP/ED

Shoqe dhe shokë!

24 Janar, 2023
Është koha e kokoshkave
OP/ED

Është koha e kokoshkave

24 Janar, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Ministri i Mbrojtjes: Gjermania duhet të plotësojë shpejt rezervat e tankeve 1 Shkurt, 2023
  • Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën 3 persona, lëndohen 32 të tjerë 1 Shkurt, 2023
  • Deputetja Bajrami për ligjin e pagave: Efektet do të vërehen në muajin shkurt 1 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}