Është spekuluar shumë për policët shqiptarë që kanë luftuar kundër terroristit në Vjenë të Austrisë, i cili, vrau katër persona të pafajshëm në mes të rinisë, informon foldrejt.com. Tashmë kjo pyetje po merr një përgjigje nga media prestigjioze austriake Der Standard.
Në artikullin e së martës me titull – Shqiptarët dhe Islami në Austri – shkruhet se sulmi i Vjenës ka qenë tragjedi edhe për diasporën shqiptare që ka arritur një vendosje të gjërë në vendet perëndimore, por në të njëjtën kohë “në aksionin kundër atentatorit kanë luftuar edhe tre policë me rrënjë shqiptare nga Kosova”.
Poashtu, njëri ndër të shpërblyerit me medalje nderi nga Austria është pronari i një restoranti me origjinë nga Maqedonia e Veriut – gjithashtu shqiptar.
“Kjo tregon se shqiptarët me të drejtë janë të suksesshëm,” shkruan STANDARD, por në të njëjtën kohë thekson se radikalizimi te të rinjtë shqiptarë nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ndihmat nga Arabia Saudite dhe Turqia kanë bërë të vetën./Foldrejt.com