Bota e futbollit është në qorrsokak. Funksionarë, bosa të klubeve të mëdha dhe shtetet autoritare po e dëmtojnë sportin më të dashur për njerëzit. Ata kanë planifikuar edhe për një ligë të re, siç mëson “Der Spiegel”.
Ju jeni tifoz i Bajernit? E keni menduar ndonjëherë që klubi juaj të largohet nga Bundesliga dhe të luajë në një ligë të re sëbashku me Barcelonën dhe Milanin. Natyrisht që kjo do sillte edhe shkatërrimin e futbollit gjerman, por jo vetëm, ku lojtarët tashmë nuk do aktivizohen tërë kohën në Gjermani por jashtë shtetit, përcjell foldrejt.com.
Kjo “Super League” mund të ndodhë më shpejt sesa ju mendoni, pasi si projekt është parashtruar prej 2016 mes klubeve më të mëdha të Europës. Një ligë luksoze për dobi të funksionarëve të mëdhenj, por në dëm të ligave kombëtare. Sipas dokumentave që i disponon “Der Spiegel”, akoma shumë klube të mëdha nuk kanë hequr dorë nga kjo ligë.
Në industrinë multi-miliardere të futbollit, këto marrëveshje quhen “Dirty Deals”, ndërsa githçka do zbardhet në emsionin e së dielës në ora 21.45 me titull “Football Leaks – von Gier, Lügen und geheimen Deals”.
Pavarësisht se tifozëve u është premtuar shpesh për vëmendje, transparencë, respekt dhe ndershmëri, në fund vlerat financiare mundin ata vlera morale, përcjell ekskluzivisht në shqip foldrejt.com.
Infantino si Blatter
Rolet që akuzohen se kanë prishë futbollin në dobi të shumave marramendëse janë shumë shefa të klubeve të mëdha sportive që në nëntor 2018 duhet të nënshkruajnë krijimin e ligës luksoze, kurse më parë kanë përgatitur edhe një Grusht shteti në UEFA.
Një skenar tjetër është pezullimi i Champions League nga 2021, dhe në vend të kësaj të ketë përballje mes 11 klubeve më të mira të Europës.
Rreth 80 gazetarë kanë zbuluar këtë rrjedhje të informacioneve, ku klubet si Interi, Augsburgu, Valencia ose Benfica do humbin vëmendjen – pasi secili lojtar i talentuar do mundoheshte të ishte pjesë e ligës luksoze. Kjo tregon se pavarësisht se në krye të FIFA nuk është më Sepp Blatter, përsëri nuk shohim një fillim të ri.
Një ndër shkeljet e shefit të ri të futbollit Gianni Infantino është edhe mbështetja ndaj sheikëve arabë për të mbajtur klubet si Manchester City (ManCity) dhe Paris Saint-Germain (PSG). Sheikët arabë sistematikisht kanë thyer kodeksin e rregullave Financial-Fair-Play dhe kanë mbajtur bisedime sekrete me Infantinon. Ky i fundit ka shkelur në këmbë vlerat e futbollit, përcjell foldrejt.com.
Gjithashtu keqpërdorime të mëdha ndodhen edhe në shitjen e të drejtave televizive dhe blerjen e fanellave të klubeve.
Ky është grushti i dytë ndaj funksionarëve të futbollit pas zbulimit në dhjetor 2016 nga Der Spiegel. Atëherë u mësua që Gjermania kishte blerë me korrupcion zhvillimin e Kupës së Botës në 2006. Poashtu u zbulua sesi Christiano Ronaldo kishte dhënë 19 milion euro mito për t’u mbrojtur në liri nga dënimi prej dy vjetësh burg.
Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të udhëheqësve të futbollit. Nëse ti të shtunën shikon në televizor klubin tënd të preferuar, me siguri tani e sheh me një sy tjetër.