Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në një vizitë rreth e qark Vjenës, siç shprehet vetë, dhe gjatë kësaj kohe ka zhvilluar disa intervista me mediat e njohura atje.
Në pyetjen e parë rreth tarifave për produktet serbe, ai për gazetën më të madhe austriake “Kurier” shprehet: “Në një ose tjetër formë, Kosova ishte e detyruar të marrë masa të tilla. Në do tentojmë që të mos dështojë dialogu, por Serbia nuk mund të jap kushte për vijimin e dialogut. Shpresoj, që bllokadës do i vijë së shpejti fundi.”
Thaçi shtoi se shpreson në zgjidhje të shpejtë për tarifën e mallrave serbe dhe se një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës do ishte mirë si për palën shqiptare ashtu edhe për palën serbe.
“Do ishte shumë vështirë, por jo e pamundur të arrihet një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por është më se e nevojshme. Nuk duhet të ketë më luftë mes shqiptarëve dhe serbevë dhe në gjithë rajonin duhet të sundojë paqja,” tha Thaçi, përcjell foldrejt.com.
Thaçi më tej shtoi se marrëveshja nuk do kishte kuptim pa njohjen eksplicite të Serbisë ndaj Kosovës dhe pa anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Ne kemi një mbështetje të madhe nga SHBA, veçanërisht nga Donald Trump. Poashtu marrëveshja do pranohej edhe nga Rusia, nëse arrihet. Është një moment ideal për të gjetur një marrëveshje që do pranohej nga BE, SHBA dhe Rusia. Kjo është një shansë strategjike dhe nuk e përdor për politike të brendshme në Kosovë.”
Në pyetjen e “Kurier” nëse Rusia vërtet do pranonte pavarësinë e Kosovës pas gjetjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Kosovës – Thaçi u përgjigj se menjëherë pas marrëveshjes do hapim ambasadë në Moskë.
Në pyetjen më të nxehtë rreth “shkëmbimit të territoreve”, Thaçi thotë se nuk do ketë “vija kufitare në baza etnike”, por më tej i jep kahje tjetër përgjigjes duke thënë se marrëveshja do mundësojë hapjen e kufijve si në BE, shkëmbimeve të lira tregtare – që do i shërbente mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Në fund Thaçi thotë se është i zhgënjyer me BE-në rreth liberalizimit të vizave pasi shteti i tij ka plotësuar të gjitha kushtet.
“Gjithsesi ne kemi vetëm një rrugë: integrimin europian”, tha presidenti Thaçi./Foldrejt.com