E premte, 26 Prill, 2024

EKSPERIENCAT TRAUMATIKE TEK NËNAT NDIKOJNË NË SHËNDETIN E FOSHNJES

Eksperiencat traumatike në fëmijërinë e grave mund të shkaktojnë dëme afatgjate në trupin e tyre, si dhe mund të çojnë në lindjen e djemve më të vegjël disa dekada më vonë.

Bebet djem të nënave që janë ekspozuar ndaj traumave serioze më herët gjatë jetës, peshojnë mesatarisht 18 gram më pak kur vijnë në jetë.

Lexoni edhe..

Kjo është ekuivalente me dëmet që shkakton duhanpirja e nënave në peshën e fëmijëve, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë Icahn në New York kanë deklaruar se ky studim tregon se sa e rëndësishme është që të merren parasysh të gjithë faktorët gjatë jetës së nënave, në mënyrë që të kenë një shtatzëni të shëndoshë.

Të ngjajshme