Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i disa ushqimeve vetëm mund të rrisë urinë tonë dhe të çojë në grumbullimin e kilogramëve të padëshiruar.
Siç raporton portali Time, disa ushqime mund të duken shumë ngopëse në pamje të parë, por në fakt kanë efektin e kundërt.
“Disa kafshime nga këto ushqime mund të aktivizojnë pjesë të caktuara të trurit dhe zorrëve që stimulojnë dëshirën tonë për ushqim, gjë që, ndër të tjera, kontribuon në shtimin e peshës dhe grumbullimin e kilogramëve të tepërt dhe mund të dëmtojë shëndetin tonë në tërësi”, shpjegon endokrinologia Belinda Lennerz, përcjell Fol Drejt.
Ushqimet që shumica e njerëzve mendojnë se ngopin, por në fakt na bëjnë më të uritur janë:
- patate të skuqura
- bukë
- biskota, ëmbëlsira
- kos me pak yndyrë
- pije dietike
- ushqime të ëmbëlsuara artificialisht./FolDrejt/